Për’puthen +40, përzgjidhen beqarët/ Reality Show më i ri në ekranin e Top Channel nis së shpejti

0 Просмотры
Издатель
Pas suksesit të Për’Puthen që numëron miliona klikime, këto janë ditët e fundit të përzgjedhjes përfundimtare të programit që nis për dy javë në Top Channel Përputhen plus 40.


Autorja Olsa Muhameti konfirmon që formula e këtij programi do të ketë risi, por gjithashtu edhe stafi mbështetës do të jetë më i zgjeruar.

Bora Zemanit i besohet përsëri moderimi për këtë emision ku sigurisht sfida këtë herë është mosha e konkurrentëve.

Në këtë program kanë aplikuar dhjetëra burra dhe gra të cilët janë në kërkim të njëri- tjetrit dhe duan të kenë një partner apo partnere përkrah.

Përputhen është kthyer në një fenomen televiziv që ndiqet nga të gjitha grupmoshat. Sot ky Reality Show që në qendër ka njohjet mes vajzave dhe djemve ka një shikueshmëri edhe përtej kufijve, kudo në botë ku ka shqiptarë.

“Përputhen 40” do të jetë vendi i njohjeve të reja për moshën 40 vjeç, që janë beqar të divorcuar apo të ve.

Se çfarë pritet të na sjellë ky emision mbetet për tu parë. Por diçka është e sigurt. Do të ketë emocione që vetëm dashuria arrin ti falë.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni:

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE:
For more content from click HERE:
Like Top Channel on Facebook HERE:
Follow Top Channel on Instagram HERE:
Follow Top Channel on Twitter HERE:
#RealityShow#Perputhen#TopChannel
Категория
Blair Witch
Комментариев нет.